Bratiris Ramosaj po shijon pushimet në Dubai.
Beatrix Ramosaj edhe pse nuk është aktive në muzikë, ajo nuk i lë fansat ta harrojnë me fotografitë që i sjell vazhdimisht, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, së fundi ka udhëtuar për në Dubai, ku po pushon bashkë me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj.
Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, në të cilat pozoi me bikini, duke vënë në pah fizikun e saj.
“Unë dua që ti të vish këtu”, është mbishkrimi që Beatrix ia ka lënë fotografive, ndërsa nuk munguan komentet e ndjekësve.
Udhëtimi i Beatrixit në Dubai vjen pak kohë pasi ajo kishte vizituar Turqinë, e natyrisht se edhe atje nuk i harroi fotot joshëse. /Lajmi.net/