Manchester United po kërkon me ngulm sllovenin Benjamin Sesko, sulmuesi 19-vjeçar që luan për Salzburgun dhe është një nga premtimet e mëdha të futbollit europian.
Nisur nga interesimi që ka vënë në dukje gazetari Fabrizio Romano, skuadra austriake ka përdorur ironi në rrjetet e veta sociale për t’iu përgjigjur skuadrës angleze: “Duam 300 milionë euro dhe Bruno”.
Sesko, pavarësisht moshës mjaft të re, numrat në Austri e kanë ndihmuar të bëhet një ndërkombëtar absolut me Slloveninë. Përveç kësaj, ai e di edhe se çfarë është të shënosh me fanellën e kombëtares.
Sezonin e kaluar luajti 37 ndeshje për Salzburg, me gjithsej 11 gola dhe 4 asiste. Skuadra në pronësi të grupit Red Bull e nisi sezonin e ri më 15 korrik në Kupën e Austrisë dhe slloveni debutoi me gol. Në kampionat ka shënuar dy gola në dy ndeshje.
Sipas “Olocip”, Sesko ka një vlerë tregu prej rreth 12.5 milionë euro. Hapësira e krahëve të tij (1.91) e ka lejuar të jetë më i miri në duelet ajrore të ekipit të tij dhe lojtari më i mirë slloven në aksionet e suksesshme ajrore dhe sulmuese.