Presidenti i Federatës së Shqipërisë në futboll dhe zëvendëspresidenti i UEFA-së, Armand Duka në shoqëri të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi vizituan shtëpinë e fanclubit të tifozëve të Kombëtares së Kosovës ‘Dardanët.
Krahas numrit të madh të dardanëve ata u mirëpriten nga i pari i tyre, Lulzim Berisha.
‘Na nderoi ardhja e shefit të futbollit shqiptar dhe njeriut të dytë të UEFA-së, Armand Duka, gjithashtu edhe prania e Presidentit Agim Ademit. Është vërtetë kënaqësi të shohim kur shqiptarët bëjnë progres kaq të madh në institucione ndërkombëtare dhe sërish mbetën të përulur dhe në shërbim të përmirësimit të futbollit duke i harmonizuar veprimet me njëri-tjetrin’, thonë Dardanët pas vizitës së dy figurave kyçe të futbollit shqiptar.