spot_img

Duka: E dua Serbinë në grup; Trajneri i ri i Kosovës? Ademi t’i besoj intuitës së vet

spot_img

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, në një intervistë për News24, dy ditë përpara shortit të “Euro2024”, nuk nguroi të shpreh dëshirat e tij. Duka pranon me kënaqësi të ketë Serbinë në grup, ndërsa shpjegoi pse ka “frikë” nga Italia. Numri një i futbollit shqiptar foli me bindje se Shqipëria mund ta kalojë fazën grupeve, ndërsa zbuloi edhe planin e FSHF-së për të rinovuar kontratën me Sylvinho-n.

-Më thuaj të drejtën, e besoje realisht se mund të zhvillonim një fushatë të tillë kualifikuese?

Emocionet më të mëdha kanë qenë pas ndeshjes në Moldavi, në të cilën Shqipëria siguroi kualifikimin në Evropian dhe pak a shumë vendin e parë në grup. Ishin emocione të papërshkrueshme, patëm shumë gëzim. Edicioni ka qenë shumë i mirë, nga të mirët që ka bërë në historinë e vet Kombëtarja shqiptare, madje do thosha më i miri ndonjëherë jo vetëm me rezultate shumë pozitive, por edhe me performanca shumë të mira, me gola të bukur, me stadiumin mbushur në të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Tiranë, me kërkesa mbi kapacitetin e “Air Albania”-s, por edhe me mbështetjen e tifozëve në ndeshjet jashtë fushe. Një edicion fantastik në të gjitha këndvështrimet dhe padyshim i kurorëzuar me një vend të parë si asnjëherë tjetër.

-E kishe imagjinuar që në tetë vite Shqipëria do të shkonte dy herë në Evropian?

Ka qenë objektiv deri në nivelin e ëndrrave të parealizueshme për ne kualifikimi në një turne final, por më pas u kthye në një mision për t’u realizuar. E bëmë këtë në 2016-n dhe kam menduar se do të përsëritet, madje mund të ishte përsëritur edhe në 2020-n, ndërsa për 2024-n u kthye në një objektiv fiks i lançuar në strategjinë e FSHF-së pa nisur eliminatoret, jo nisur nga dëshira, por sipas mundësive dhe resurveve që ka ekipi ynë kombëtar, futbollistëve në përbërje, organizimit dhe përkushtimit që kishte. Kështu që ka qenë një objektiv, por të ndërgjegjshëm që nuk ishte i lehtë për t’u përmbushur.

-Jemi realisht një ekip kaq i fortë, apo kishim pak fat në short?

Nuk mund të them që kishim fat në short, sepse në grup kishim dy skuadra që vinin sipër nesh nga vazot dhe me një histori shumë më të mirë jo vetëm në performancë, por edhe në rezultate, ekipe që Shqipëria nuk kishte fituar me mbi 70 vjet më parë kundër tyre, pjesëmarrës në shumë Kampionate Botërore, por edhe Evropiane dhe finaliste. Mund të kishte mbase një skuadër edhe më të fortë, por mund të kishte edhe ndonjë më të lehtë, si San Marino dhe jo Ishujt Faroe, që nuk ishte aq e dobët, na morën barazim në Tiranë dhe morën pikë edhe në Kishinjev në Moldavi, humbën në Çeki me një penallti. Pra, nuk mund të them që kishim fat, ishim skuadër e mirë, me kualitete, skuadër e organizuar mirë dhe vërtet bëri mirë këtë edicion.

-Të vjen keq që nuk e arritëm të thyenim rekordin e pikëve me 19 pikë, nuk dukeshit aq i lumtur pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Farore…

Padyshim që dëshira ishte që ndeshjen e fundit ta mbyllnim me një fitore kundër një skuadre të vendit të fundit dhe në sytë e publikut tonë, që me vërtet e priste atë fitore. Do të ishte mirë që t’i kishim fituar të dyja ndeshjet e fundit, edhe në Moldavi, edhe këtu me Ishujt Faroe dhe mundësitë kualitative ishin, por futbolli kështu është, nuk i përgjigjet gjithnjë dëshirave, nuk është shkencë ekzakte, mund të fitosh me një rezultat të pabesueshëm ndaj Çekisë dhe mund të barazosh me Ishujt Faroe.

-Pas De Biasit, tani kemi një tjetër shqiptar, Sylvinho-n, mori dhe “Shqiponjën e Artë”, vetëm një emër shqiptar nuk po i gjejmë dot…Emrin në historinë e Shqipërisë, Sylvinho e shkruan me punën e tij dhe me rezultate. Deri tani e ka shkruar dhe nuk është e rëndësishme nëse do të ketë emër shqiptar apo pasaportën shqiptare. E rëndësishme është çfarë gjurmësh do të lërë me kontributet e tij në futbollin shqiptar.

-President, shifrat në futboll tregojnë shpesh të vërtetën, është ky ekipi më i mirë që Shqipëria ka pasur në drejtimin tuaj?

Po, është ekipi më i mirë, jo vetëm me rezultatet, por edhe me përbërjen më të mirë, me futbollistë që luajnë në nivele të larta, ku 7 prej tyre janë pjesë e Serisë, ku luajnë rregullisht, kontribuojnë dhe janë titullarë në Serie A, por edhe me futbollistë të tjerë që luajnë në kampionate të rëndësishme. Nuk besoj se ka ndodhur më parë që në stolin e Shqipërisë të ishin 3 futbollistë nga La Liga. Këto janë prova për të thënë që është vërtet një ekip i mirë, por jo vetëm këto, edhe performanca në fushë ishte fantastike, duke u marrë 3 ekipeve nga 4 pikë dhe vetëm me Poloninë kemi ndarë pikët. Gjithashtu, kemi fituar me gola të bukur dhe jo më kot në garën për golin më të bukur të UEFA-s janë dy gola të kuqezinjve, i Asllanit në transfertë ndaj Ishujve Faroe dhe ai Asanit ndaj Polonisë në “Air Albania”, si asnjë kombëtare tjetër.

-Për kë do të votosh?

Janë të dy të bukur, e kam shumë të vështirë t’i ndaj ose do të mundohem që të votoj dy herë (qesh). Po thosha që kemi fituar në të gjithë komponentët, me mbajtje topi, me performancë, me gola, me spektaklin total jo vetëm me ekipin, kështu që ky edicion ka qenë fantastik dhe prandaj është më e mira e gjitha kohërave.

-Çfarë do veçoje nga ky rrugëtim, cili ishte detaji që të ka bërë më shumë përshtypje?

Fillimi jo i mirë me humbjen të pamerituar në Poloni u dha njerëzve shpresë që ne kemi një skuadër të mirë. Momenti më pozitiv ishte goli i Bajramit në Çeki, sepse një humbje do ta demoralizonte në një farë mënyre skuadrën. Pastaj, padyshim që dy fitoret në Tiranë ishin fantastike ndaj dy kundërshtarëve që jo vetëm kanë bërë historinë në futboll, por që kanë në përbërjen e tyre futbollistë të mirë dhe kanë ekip të mirë.

-Flitet shumë për golat, por vetëm Portugalia dhe Franca bënë më mirë se sa Shqipëria, vetëm 4 gola të pësuar, çfarë do të thotë për ju ky detaj?

Ne jemi në vendin e tretë sa i përket pësimit më pak gola. Fatkeqësisht morëm gol në fund në Moldavi, pasi do të ishim më mirë akoma. Kjo tregon që kemi një skuadër të organizuar në mbrojtje jo vetëm në vijën difensive, që padyshim e kemi me futbollistë shumë cilësorë, Hysaj me kualitet të lartë, Ismajli gjithashtu, Gjimshiti një nga mbrojtësit më të mirë të Europës dhe zbulimi i fundit Mitaj që ishte në një nivel gjatë këtij edicioni, pa harruar Berishën në portë, por edhe organizimi i skuadrës në mbrojtje. Nuk mund të mbrohesh vetëm me mbrojtësit, por me gjithë skuadrën. Kështu që është tregues shumë pozitiv, pra kemi fituar në të gjitha këndvështrimet.

-Për ta mbyllur këtë diskutim, cila ishte sfida që ke shijuar më shumë? Nuk di ta ndaj ku festuat më shumë në dhomat e zhveshjes pas fitores me Poloninë apo me Çekinë?

Kam festuar vërtet shumë kundër Polonisë, mund të them akoma më shumë kundër Çekisë, pasi edhe rezultati 3-0 ishte disi i papritur. Personalisht, dy ndeshjet që i kam përjetuar me më shumë emocione dhe me më shumë presion kanë qenë dy sfidat me Çekinë, në Pragë dhe në Tiranë. Fitorja 3-0 kundër Çekisë ka pasur vërtet një shpërthim shumë të madh emocional. Me sa kam arritur të lexoj dhe të shoh, sepse në atë moment nuk kupton asgjë në dhomat e zhveshjes, edhe ekipi e ka shijuar me më shumë emocion dhe kënaqësi.

-President, a do të rinovoni me Sylvinho-n?

Pa diskutim, Sylvinho ka meritën kryesore, ai është dirigjenti i stafit të tij, nuk është një staf i vogël pasi janë më shumë se 20 pjesëtarë, më të madhe se skuadra. Ai duhet t’i organizojë ata, t’i marrë maksimumin atyre, pastaj të organizojë edhe skuadrën, pra ka meritë kryesore, por jo më pak kanë meritë edhe ata që ai ka në menaxhim, dy asistët e tij, Doriva-Zabaleta, apo Bulkun dhe Salihin, trajneri i portierëve dhe gjithë të tjerët. Ne e vlerësojmë maksimalisht atë që ka bërë ai dhe stafi i tij. Nuk është se kemi qenë të sigurt, kemi besuar tek ai, por nuk ka qenë e lehtë të besoje te një trajner jo me shumë eksperiencë, te besosh vetëm te takimet dhe intervistat me të. Thënë këto, vlerësimet maksimale, do të thotë që predispozita jonë është të vazhdojmë bashkëpunimin me Sylvinho-n, por realisht nuk e kemi diskutuar deri më tani. Besoj që në ditët në vijim ne do t’i ofrojmë rinovimin e kontratës edhe pas Evropianit. Dikush më pyeti që nxitoni, se Shqipëria do të arrijë rezultate fantastike në Evropian dhe pastaj do t’i rritet çmimi shumë. Unë them që ne të arrijmë një herë rezultatet pastaj le t’i rritet çmimi.

-Më bëri përshtypje një shkrim i gazetës “Sport” në Spanjë, Sylvinho po fiton kuota me Shqipërinë, rimëkëmbi karrierën e tij, a i druheni ofertave të shumta që mund të vijnë për të?

Nuk kam pse i druhem, përkundrazi jam i lumtur që çdo kusht që punon me ne, si futbollist, si trajner, të vlerësohen, të marrin vlera më shumë pasi është kënaqësi për ne. Nuk kam as droje e as frikë që ky lloj bashkëpunimi do të ndryshojë.

-President, sipas një shorti të simuluar nga “The Sun”, goglat na vendosnin në një grup me Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë, do firmosje për një short të tillë?

Patjetër, me kënaqësi që sot. Nuk më duket keq. Ata janë të gjitha skuadra shumë të mira, me të cilët mund të ndodhë çdo rezultat. Ne mund të fitojmë me të gjitha, por dhe e kundërta. Ndeshjet janë të një niveli vështirësi të lartë, por kjo që ka sjell “The Sun” nuk është një short i keq. Nuk më duket se Spanja është ekipi më i fortë i vazos së parë, gjithashtu edhe Sllovakia dhe Serbia në vazot tre dhe katër, ka ekipe edhe më të forta. Në duhet të përgatitemi vetë mirë, ne të bëjmë më të mirën tonë, ky është edhe mesazhi që kemi përcjell në skuadër. Ta shijojmë atë që kanë arritur me punë dhe me djersën e tyre. Ta shijojnë Evropian në mënyrën e tyre, ta luajmë ashtu siç luajtën edhe kualifikueset, me motivim maksimal, pa droje kundër skuadrave të forta. Atje nuk do të ketë skuadra si Ishujt Faroe, të dobëta në letër, që të ketë ndjenja nënvlerësimi. Shorti që thatë ju është i mirë, por çdo short do ta mirëpresim për të bërë më të mirën, jo për të qenë thjesht pjesëmarrës, por po të lënë më shumë gjurmë se sa në 2016.

“The Sun” e bëri simulimin, tani dua të bëni ju shortin, zgjidhni nga një ekip nga çdo vazo…

Nga vazo e parë, Gjermania. Jo për arsye se është më e dobët nga të tjerat, sepse të 6 ekipet janë më të mirat e Evropës, mbase edhe të botës. Por Gjermaninë sepse ka një specifike të veçantë, mund të hapim Evropianin, është një promocion për Shqipërinë në përgjithësi. Nga vazo e tretë Sllovenia, e thashë, edhe në këtë vazo të 6 skuadrat janë të forta, por Slloveninë për një tendencë personale, për të pasur një derbi me presidentin e UEFA-s. Nga vazo e katërt akoma nuk e dimë kush do të kualifikohet, mbase do të ishte mirë një nga ato. Nga këto që janë kualifikuar deri më tani, Serbia më duket pak më mirë se sa dy të tjerat. Pas Serbisë, Zvicrën pasi Italinë nuk do e doja. Sepse Italia ka ditur t’i luajë turnet finale, nuk është se toleron kollaj, aq më tepër që nuk kanë bërë një kualifikuese jo të mirë, do të jenë shumë të kujdesshëm.

-Mes Serbisë dhe Zvicrës se Xhakës dhe Shaqirit, kë do preferoje?Si kundërshtar?

Sigurisht Serbinë.-Më bëri shumë përshtypje deklarata e presidentit të Federatës Serbe, “zot mos të na bie Shqipëria”, u shpreh…Po ai e ka njohur forcën e Shqipërisë gjatë këtij edicioni dhe nuk dëshiron të përballet. Por e thashë, edhe nga vazo e jonë, me këdo të përballet Serbia do të jetë e vështirë, janë skuadra të forta. Nuk besoj se ka pasur të drejtë kur thotë: Zot mos të na bie Shqipëria.

Pse nuk e doni Italinë president, janë në momentin e tyre më të vështirë, janë dhe në vazon e katërt, kam përshtypjen që vetëm ju nuk e doni, se tifozët dhe pjesa më e madhe e lojtarëve e duan, fundja luajnë në Serie A…

Jo nuk e dua sportivisht, se e vlerësoj kombëtaren italiane. Thashë, pavarësisht edicionit jo të mirë, pavarësisht se janë eliminuar nga Maqedonia e Veriut për në Botëror, por ata janë kampionët e Evropës në fuqi, kanë në përbërje lojtarë shumë të mirë. Do t’i doja nëse ata do të vinin si kokë grupi, nëse do të kualifikoheshin të parë, por jo të dytët, pasi vijnë të “plagosur”, unë nuk dua të luaj kundër një skuadre të “plagosur” që di të bëjë mirë.

A i druheni, se mund të përsëritet historia e dronit, mqs shprehet dëshirën për të pasur Serbinë në grup?

Unë flas për marrëdhënie sportive, flas gjithnjë sportivisht. Aty janë të gjithë skuadra për t’u respektuar, me shumë histori, me nivel shumë të lartë. Pastaj për gjëra të tjera që mund të ndodhin jashtë fushe nuk më flas. Unë kam besim te tifozët tanë, do të jenë shembull, ashtu siç ishin edhe në Francë. Të tre paraqitjet që pati kombëtarja jonë atje, tifozët ishin një tjetër vlerësim maksima; për Shqipërinë. Ishte një benefit për mua si shqiptar, për të gjithë ne si shqiptarë ku mediat shkruanin: Shqiptarë jeni të mirëpritur në Francë. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe në Gjermani. Në nuk po shkojmë në luftë në Gjermani, luftë kundër kujt, sportivisht po do të luftojmë kundër çdo kundërshtari që do të kemi.

-E ka Shqipëria një objektiv të qartë në këtë Evropian, të bësh më mirë se sa “Euro2016” do të thotë të kalosh fazën e grupeve, është realisht e mundur?

Mundësitë i kemi. Ne kemi një skuadër të mirë. Mund ta kalojmë lehtësisht grupin, mund të bëjmë shumë më mirë se sa në 2016. Kemi një skuadër më të mirë se në 2016, por kjo varet nga shorti, varet nga forma e futbollistëve në qershor 2024, varet edhe nga impenjimi i lojtarëve, por kjo është e sigurt, nuk dyshoj te kjo pjesë, edhe ata mezi e presin Evropian do të bëjmë maksimumin e tyre siç kanë bërë. I kemi mundësitë të bërë më shumë se sa grupi, por futbolli nuk është shkencë ekzakte.

Së fundmi Sylvinho u shpreh se Shqipëria duhet ta bëjë traditë kualifikimin për në Evropian, tani duhet të mendojë për t’u kualifikuar në Botëror, e keni diskutuar këtë pjesë?

Gjithmonë bëhet më e vështirë. Pjesë e lojës është edhe sa të vlerësojnë, si të studiojnë. Tashmë Shqipëria është një fakt, ky është një fakt, kjo i bën rivalët që të përgatiten më mirë kundër Shqipërisë, bëhet më e vështirë kur je një skuadër e vlerësuar dhe me rezultate pozitive. Bëhet më e lehtë kur të kundërshtarët të shohin me nota nënvlerësimi. Padyshim që duhet ta kemi objektiv gjithnjë prezencën në Evropiane dhe Botëror. Jam shumë i bindur që nuk do t’ia arrijmë gjithmonë, por duhet ta kemi gjithmonë objektiv, por tashmë është gjithnjë e më e vështirë që të mbash këtë trend. Lituania u kualifikua në 2004, por pas asaj ka humbur. Ne nuk duhet ta pësojmë këto. Unë jam i bindur që ne nuk do të biem në këtë pikë, jam i bindur sepse e di projektin e FSHF-së, e di se si punohet, niveli i drejtorive, i kemi kombëtare etj. Jam i bindur që ne gjithmonë do të bëjmë mirë. Padyshim që Sylvinho ka një meritë të madhe, por ne do të kemi gjithnjë një Sylvinho që do ta çojë Shqipërinë në rezultate maksimale.

-President me De Biasin keni bërë një grumbullim të gjatë, përpara Evropianit, do e bëni sërish, keni planifikuar diçka të ngjashme?

Po, do të bëjmë të njëjtën gjë, do të grumbullohemi 10-12 ditë përpara Evropianit. Nuk e kemi vendosur ende kampin ku do të grumbullohemi. I kemi dhënë stafit teknik 2-3 alternativa, një prej tyre është në Itali, një në Austri dhe një tjetër në Shqipëri. Stafi do të vendos se ku, gjatë këtij grumbullimi do të luajmë 2-3 ndeshje miqësore, edhe këto do t’i dakrotësojmë me stafin, që të jenë ekipe që mund të jenë në funksion të rivalëve që ne do të luajmë, që të kenë një mënyrë lojë të ngjashme, apo nivel me rivalët tanë. Më pas jemi të detyruar që 24 orë përpara startit të Evropianit të jemi në tokën gjermane. Për këtë kemi zgjedhur tre kampe bazë, por do ta vendosim pas ditës së shortit se ku do të qëndrojmë në varësi edhe të stadiumeve ku do të luajmë.

Ka Sylvinho një kërkesë specifike për këtë pjesë?I kemi përgatitur bashkë. Jemi ulur dy ditë pas ndeshjes së fundit, pasi festuam të gjithë si të çmendur, Sylvinho, mbase edhe unë, ekipi. Jemi ulur së bashku me stafit teknik dhe administrativ, i kemi parë të gjitha, kemi vendosur bashkë. Kriteri i parë i jonë nuk është çmimi, por kualiteti, çfarë i përshtatet stafit dhe ekipi.

-Keni rezervuar ndonjë miqësore, me ke po negocioni këtë periudhë?

Për ndeshjet e qershorit ende jo, por të marsit kemi disa skuadra që po shohim. Pas shortit do të vendosim, por kemi Turqinë, Norvegjia, Peruja dhe disa skuadra amerikano latine, por pas shortit do të vendosim menjëherë.

-Dua të ndalem në fund te disa individë, a do të jetë Broja në Evropian, a ke diskutuar me Sylvinhon për të?

Broja është një nga futbollistët më të mirë që kemi ne, apo një nga futbollistët më të mirë të historisë, ose të themi talenti më i madh. Nuk ka pasur mundësi të kontribuojë, jo për mungesë dëshirë, selektimi apo talenti, por për arsye një dëmtimi të rëndë. Është rikthyer tashmë, por akoma nuk është rikthyer në formën e tij më të mirë. Ne urojmë që ai të rikuperohet 100%, të rikthehet të luajë për Chelsea-n, nëse do të qëndrojë aty. Nëse do të jetë në këto kushte, unë mendoj se ai do të përzgjidhet nga trajneri. Nuk është se ka një problem nëse ftohet apo jo, padyshim që nëse do të ketë minuta do të ftohet dhe jam i bindur që na ndihmon të ftohet. Ai ka dhe një sfidë tjetër, sepse ky grup ka bërë shumë pa Brojën, apo dhe pa Kumbullën, pasi nuk është vetëm Broja. Uroj që të dy të rikuperohen, të jenë të gatshëm për Evropian, por sfida është që të jenë një vlerë e shtuar për pjesën e grupit që ka ardhur deri këtu.

Mendoni realisht se Broja do ta ketë të vështirë të përshtatet me grupin?

Nuk është vështirësi në aspektin human, por të përshtatet sportivisht me grupin, t’i përshtatet kësaj loje që ka ndërtuar kjo skuadër në këtë edicionA mund të jetë Broja “arma” plus e Sylvinho-s në Evropian, a mund të jetë lojtari që do të bëjë diferencën?Mund të jetë, mund të mos jetë, por ai duhet fillimisht të rikuperohet plotësisht, të fitojë minuta, por mund të jetë edhe Kumbulla, një lojtar me shumë kualitet që luan në një pozicion kyç. Ne me të vërtetë kemi qendërmbrojtës të tjerë, por në Evropian nuk luhet me 1 apo 2 qendërmbrojtës. Mund të kemi edhe ndonjë shpërthim talenti. Ne kemi talente që nuk janë aktivizuar këtë edicion. Në Evropian nuk shkohet me parashikime, kush ka qenë më i mirë, por kush është më i miri në atë moment. Trajner përzgjedh ato që janë më të mirët në muajin maj apo qershor. Duhet të shohim deri në maj.

Keni ndodnjë frikë që Shqipëria mund të humbas Brojën?

Nuk ka asnjë shans, nuk ka asnjë arsye. Ekipit i duhet Broja, Brojës i duhet ekipi. Ai është një talent që luan në nivele të larta, por dëshira e tij, besoj, është shumë e madhe që të luaj me ekipin Kombëtar. Kënaqësi që të jep ekipi Kombëtar është shumë e madhe, unë e shoh në sytë e lojtarëve. Futbolli i vërtetë është ai që luan me kombëtaren, futbolli që luan me ekipin është një futboll komercial.

I njëjti diskutim vlen edhe për Kumbullën, por në mbrojtje është më i lehtë ky diskutim, si rrallë herë Shqipëria ka më shumë sulmues se sa mbrojtës…

Jo, përkundrazi. Nuk kemi shumë sulmues të nivelit të lartë. Sulmin e ka udhëhequr Cikalleshi, i mbështetur nga Daku. Nuk është se kemi shumë numër 9-të. Kemi Çunin që ka luajtur një ndeshje miqësore me Bullgarinë. Broja po, luan në atë pozicion, mund ta ndihmojë shumë ekipin. Ne golat kryesisht i kanë bërë sulmuesit mesfushorë, si Asani, Bajrami, Asllani.

Një pyetje e fundit, se nuk mund të rrimë pa e përmendur dhe pjesën tjetër të Shqipërisë, Kosovën, mbyllën një fushatë kualifikuesesh shumë zhgënjyese, janë dhe pa trajner. A do i këshilloje homologut Ademi një alternativë, mes emrave flitet edhe De Biasi me Ilir Dajën..

Një pyetje e fundit, se nuk mund të rrimë pa e përmendur dhe pjesën tjetër të Shqipërisë, Kosovën, mbyllën një fushatë kualifikuesesh shumë zhgënjyese, janë dhe pa trajner. A do i këshilloje homologut Ademi një alternativë, mes emrave flitet edhe De Biasi me Ilir Dajën…

Është ai që merr vendimin, është stafi teknik. Me sa di unë ka një drejtori teknike të riorganizuar së fundmi, ka ardhur dhe Samir Ujkani, i cili ka luajtur me Shqipërinë dhe Kosovës, besoj se do ta ndihmojë. Nëse do të më pyesnin, do t’ia jepja një këshillë me shumë dëshirë, por në fund të fundit është Agim Ademi ai që duhet të vendos. Ai nuk duhet të bëjë atë i them unë apo dikush tjetër, ai duhet të bëjë atë që beson vetë, në fund do të marrë dhe përgjegjësinë vetë. Ai duhet t’i besojë intuitës se vet. Ilir Daja që thoni ju është një trajner që po bën mirë. De Biasi është një trajner që ka bërë historinë e kombit shqiptar, ka bërë shumë mirë me ne, është një emër shumë i mirë. Nuk e di se çfarë emrash ka Ademi në tavolinë, por duhet t’i besojë instinktit të tij.

President faleminderit…

Faleminderit. Uroj të kemi një Evropian sa më të mirë, ta shijojmë të gjithë bashkë. Urojë që çunat të na dhurojnë edhe në Evropian rezultate më të mira.

NGJARJE TË TJERA

spot_img