spot_img

Duka i bëri nder Serbisë, ndeshjet kryesore të Evropianit do të luhen në Beograd

spot_img

Federata e Futbollit të Shqipërisë bëri me dije publikun se në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Serbisë ka aplikuar për organizimin e Kampionatit Evropian për lojtarët nën moshën 21 vjeç.

Numri një i futbollit shqiptar, Armand Duka tha se ky do të jetë një promovim i madh për shtetin dhe futbollin shqiptar, mirëpo sipas raportimeve në Serbi, FSHF vetëm sa i ka bërë një nderë Serbisë pasi ndeshjet kryesore duke përfshirë finalen do të luhet në Beograd e jo në Tiranë transmeton Ballkani.info.

Nënkryetari i FSS-së, Branislav Nedimoviq, ka konfirmuar se kanë aplikuar bashkë me Shqipërinë për organizimin e Evropianin derisa ka thënë se ndeshjet kryesore do të luhen në Serbi.

“Ideja është që finalja e Europianit të luhet në Stadiumin e ri Kombëtar në Beograd, ndërtimi i të cilit nisi pak ditë më parë. Ndeshjet e fazës së grupeve do të jenë të ndara. Disa do të luheshin në Serbi, e disa në Shqipëri. Për momentin gjithçka nuk është finalizuar, por do të ishin ende në qarkullim stadiumet në Leskovc, Zajeçar, Loznicë, Baçka Topola dhe Novi Sad”.

“15 ditë më parë patëm një takim të përbashkët në Tiranë, ku morën pjesë drejtues të disa shoqatave nga Evropa Juglindore. Biseduam për strategjinë e zhvillimit të futbollit në rajonin tonë, por edhe për garën e lartpërmendur. Të tjerët na mbështetën. Kemi një bashkëpunim të mirë me presidentin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe pres që të jemi konkurrentë seriozë të gjigantëve si Belgjika dhe Turqia, edhe pse e dimë se çfarë stadiumesh kanë këto dy vende. Jemi të gatshëm të hyjmë në luftë”, ka përfunduar Branislav Nedimoviq.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img