Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 17-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Që nga minutat e para të kësaj sfide, të besuarit e Ismet Munishit ishin më kërkues dhe eventualisht e gjetën golin që në fund doli të ishte i fitores.
Rasti i parë për gol ishte në minutën e 35-të kur Altin Mërlaku mori përsipër ekzekutimin e gjuajtjes së lirë, por ajo u ndal nga muri.
Kërcënimi më serioz për portën e Ferizajt erdhi në minutën e 36-të por goditjen e Hekuran Berishës e priti me shumë mund Jovanovski.
Goli i fitores për klinasit erdhi në minutat e fundit të ndeshjes, më saktësisht në minutën e 83-të përmes Altin Mërlakut i cili realizoi për rezultatin përfundimtar 1-0.
Kjo ishte fitorja e parë për Dukagjinin në elitë pas tri humbjeve radhazi dhe tashmë ata numërojnë 20 pikë në pozitën e gjashtë në tabelë, teksa Ferizaj renditet në pozitën e nëntë me 17 sosh.