spot_img

Dukagjini merr fitore të madhe ndaj Malishevës, Gjilani kryen detyrën me Niklin!

Dukagjini është rikthyer te fitore pasi ka mposhtur Malishevën me rezultat minimal 1-0.

Vendasit kanë gjetur golin e epërsisë vetëm pas 10 minutave lojë, kur Mërgim Pefqeli realizoi një gol të jashtëzakonshëm për 1-0.

Pas golit të hershëm, dy skuadrat kishin disa raste të tjera shënimi, por pa sukses.

Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me epërsinë minimale të klinasve 1-0.

Pjesa e dytë krijoi raste të tjera shënimi për të dyja skuadrat, por që gola më nuk pati.

Klinasit ruajtën rezultatin dhe në fund morën tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.

Me këtë fitore Dukagjini ngjitet në pozitën e shtatë në tabelë me 28 pikë, derisa Malisheva mbetet e treta me 37 sosh.

Në xhiron e ardhshme Dukagjini do të përballet me Prishtinën në kryeqytet, derisa Malisheva pret Gjilanin.

Gjilani ka vazhduar me fitore, pasi ka mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një pjesë e parë e balancuar, me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi, por pa arritur të shënonin gol.

Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me rezultatin e pastër 0-0.

Në pjesën e dytë Gjilani shtoi sulmet dhe kjo solli edhe rezultat.

Ishte minuta e 70-të e ndeshjes, kur Albin Prapashtica realizoi një gol të bukur për 1-0.

Por në minutën e 95-të, mysafirët fituan penallti pasi në zonë me dorë luajti Marko Roganovic.

Megjithatë Kenan Haxhihamza ka pritur penalltinë e Lavdim Zumberit për t’i dhënë tre pikë të mëdha Gjilanit.

Me këtë fitore Gjilani përforcon pozitën e katërt me 34 pikë, derisa Feronikeli ’74 mbetet e fundit me 14 pikë.

Në xhiron e ardhshme Gjilani do të luaj derbin me Malishevën në udhëtim, derisa Feronikeli ’74 do të përballet me Suharekën gjithashtu në udhëtim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img