Morena erdhi atraktive në pozën me të brendshme.
Morena Taraku është emër që komentohet shumë për paraqitjet që bën në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Ajo është goxha e ndjekur në rrjete sociale, në të cilat ekspozon jetën luksoze që e bën dhe tregon vendet, në të cilat udhëton.
Së fundi, këngëtarja publikoi një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me të brendshme të zeza, duke vënë në fokus fizikun e përsosur.
“Duke pritur për picën time”, ka shkruar ajo, kurse nuk munguan komentet e pëlqimet e shumta nga ndjekësit.
Kënga e fundit e Morenës është “Bad Boy”, të cilën e solli në bashkëpunim me Stresin, ndërsa pritet që shumë shpejt të rikthehet me tjetër projekt.