spot_img

Dy derbit e Superligës përfundojnë pa fitues

spot_img

Dy derbit e mëdhenj të Superligës së futbollit nuk kanë sjell fitues.

Dueli kryesor i xhiros së 24-t mes Ballkanit dhe Dritës ishte i jashtëzakonshëm.

Të dy skuadrat i patën rastet e tyre, mbi të gjitha gjilanasit, të cilët e qëlluan edhe tërthorësen, por që në fund u desh të kënaqeshin me nga një pikë pasi loja përfundoi baras, 1:1.

Therandasit kaluan të parët në epërsi me golin e Edvin Kuç, i cili shënoi me kokë në minutën e 17-të, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, shifrat i barazoi Leonat Vitija, i cili shënoi në minutën e 36-të.

Një duel tjetër mes tyre në këtë edicion kishte përfunduar baras, kurse një tjetër e kishte fituar Drita.

Këto dy ekipe po luftojnë për titull të kampionit dhe momentalisht Ballkani i ka dy pikë më shumë se Drita.

Ndërkohë, derbi tjetër mes Gjilanit dhe Prishtinës u mbyll pa gola, 0:0, përkundër rasteve që i kishin skuadrat.

Ky ishte një ballafaqim direkt për pozitën e tretë, e cila çon në Evropë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img