Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet edhe për një rast të rrahjes së babait nga dy fëmijët e tij. Ngjarja ka ndodhur në Shtime.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Shtime 12.04.2024-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuari janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.