Dy gra dyshohet se janë rrahur mes vete në Prishtinë.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës nga një mashkull.
Ndërkohë bëhet me dije se njëra prej tyre ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Njoftimi
Prishtinë 22.01.2023 Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, me ç’rast të njëjtës i është ofruar tretman mjekësorë. Rasti nën hetime.