spot_img

Dy klube angleze interesohen për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko

spot_img

Edin Dzeko ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Interi.

Sulmuesi boshnjak ka pasur një vit të parë mjaftë të suksesshëm te Neroazzurët ku zhvilloi 48 ndeshje në të gjitha garat mes kampionatit, kupës dhe Evropës.

36-vjeçari realizoi 17 gola dhe dhuroi 10 asistime në të gjitha garat për ekipin zikaltër.

Megjithatë e ardhmja e tij ende është në dyshim, pasi lojtari ka oferta dhe Interi mund ta largojë shkaku pagës së lartë të cilën ai e ka.

Neroazzurët duan transferimin e Paulo Dybalas, por fillimisht janë të interesuar t’i largojnë dy sulmues Edin Dzeko, Alexis Sanchez apo Joaquin Correa.

Sulmuesi boshnjak ditë më parë ka refuzuar transferimin te Juventusi, por ai mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Dy skuadrat angleze, Everton dhe Wolverhampton Wanderers e kanë ofertuar lojtarin dhe ai po vlerëson ofertat e tyre.

Interi mund ta lejoj largimin e tij për një shumë prej rreth shtatë milionë eurove. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img