Sot (e shtunë) janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, me të dyja që pritet të fillojnë nga ora 12:00.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë, ku Llapi është mikpritës i Gjilanit.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Prishtina e pret Suharekën në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.
Takimi i fundit i xhiros mes Ferizajt dhe Feronikelit ’74 është paraparë të luhet të hënën, pasi nesër (e diel) pushohet shkaku i zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Ndërsa stinori pranveror i Superligës së Kosovës filloi dje me dy takime, ku Drita mposhti Malishevën dhe Ballkani fitoi ndaj Dukagjinit.