Kanë ndërruar jetë dy pacientë në Spitalin e Përgjithshëm i Gjilanit, të cilët ishin të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Njëri është nga komuna e Vitisë (1946), ndërkaq pacientja tjetër është nga komuna e Gjilanit (1937).
Lajmin e ka konfirmuar për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Gjilan, dr. Ukshin Ismaili.
“Pacienti F.R. (1946) nga Smira e Vitisë, ka qenë e pranuar në Repartin Infektiv dhe e ka humbur betejën me COVID-19 dje, derisa pacientja H.B. (1937) nga Zhegra e Gjilanit ka vdekur sot, në orët e paraditës. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, në emrin tim dhe të Spitalit të Përgjithshëm”, ka thnë Ismaili, për Mediafokus.info.
Anesteziologu i njohur kosovar ka njoftuar SE edhe dy pacientë të tjerë janë ne gjendje te rëndë (intubuar).