Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja më interesante pa dyshim është ai mes Dritës dhe Prishtinës.
Pas tri fitoreve radhazi, të kaltrit nga Gjilani pësuan xhiron e kaluar dhe kanë ngecur ndaj liderit në pesë pikë dhe për ta është shumë e rëndësishme kjo sfidë që ta mbajnë hapin për kreun.
Në krahun tjetër, kryeqytetasit janë të pestit në tabelë me 34 pikë. Në duelet direkte, një fitore i ka takuar Dritës, e një Prishtinës.
Pas dy humbjeve radhazi, Dukagjini kërkon ti rikthehet fitores përballë Fushë Kosovës, e cila xhiron e kaluar e shokoi Dritën.
Në tabelë, klinasit janë të gjashtit me 30 pikë, plotë 15 më shumë se Fushë Kosova e parafundit.