Po vazhdon bastisja e hetuesve të Speciales në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Aktualisht, aty janë mbledhur edhe një numër i madh i bashkëpunëtorëve të Krasniqit, teksa prezentë janë edhe zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi dhe ministri i Punës nga radhët e kësaj partie, Skënder Reçica.
Lajmi.net është në vendin e ngjarjes teksa është parë se dy të lartëpërmendurit kanë tentuar të afrohen tek shtëpia e Krasniqit.
Sidoqoftë, ata nuk janë lejuar të afrohen, pasi që janë ndalur nga zyrtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/