Ka përfunduar gara interesante e Beach Volley 2023, derisa për dy ditë patëm mundësinë të shohim spektaklin e njëmendtë që di të dhurojë vetëm volejbolli në rërë.
Te meshkujt, Erion Bajrami/Ermal Maliqi u treguan të fortë për çiftin Faton Mustafa/Armend Berisha, për t’u kurorëzuar kampionë të Kosovës të volejbollit në rërë. Vendin e tretë e zuri dyshja Shabani/Salihu.
Në konkurrencën e femrave, dyshja Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu u shpallën kampione, pasi në finale mposhtën dyshen tjetër impresive Megi Bislimi/Altuna Ibrahimit me rezultat 2-0 (21-13, 21-17).
Vendin e tretë e zuri ekipi i përbërë nga Valmira Ramadani/Loresa Avdyli.
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci ndau trofetë për kampionët e Kosovës në Beach Volley.
Ndërsa, medaljet për ekipet fituese i ndanë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Nikqi, anëtari i bordit Gazmend Husaj dhe drejtori i “Holiday Resort”, Sadik Gashi.