Dyshohet për “puq ushtarak”, arrijnë tanke në Moskë
Dyshohet për “puq ushtarak”, arrijnë tanke në Moskë
Artileri e rëndë tankësh ka arritur më herët në qendër të Moskës së Rusisë.
Mediat ruse raportojnë se ato po shkojnë drejt objektit të Parlamentit, për ta mbajtur sigurinë në nivel.
Po dyshohet se në kryeqytetin rus është duke u bërë një “puq ushtarak”.
Yevgeny Prigozhin akuzoi më herët Ministrinë e Mbrojtjes për “goditje të supozuar me raketa nga Ministria në kampet e pasme të PMC të Wagner”.
Ministria e Mbrojtjes i mohoi zyrtarisht këto deklarata.
Ndaj Prigozhin u hap çështje penale.
Menjëherë më pas, në qendrat e disa qyteteve u shfaqën pajisje ushtarake dhe policia.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Putinit thotë se ky i fundit është në dijeni të situatës dhe po merren të gjitha masat e nevojshme.