“Dyshohet se ia kishte lidhur një shami rreth fytit”, një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen e motrës

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji 31-vjeçares nga Fushë Kosova, e cila dyshohet se ka mbytur motrën e saj 33-vjeçare.

Sipas Gjykatës, e pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privoj nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, ngase pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe karakteristikat e saj personale, ekziston rreziku që e njëjta mund të përsëris vepra të tilla apo të tjera penale ngase e njëjta dyshohet se ka privuar nga jeta motrën e saj dhe se qëndrimi i saj në liri do të ishte rrezik për anëtarët e tjerë të familjes”, thuhet në komunikatë.

NGJARJE TË TJERA

- Reklamë nga Gjirafa -