spot_img

E çuditshme në Itali, -3 gradë dhe borë qysh në fillim të gushtit

spot_img

Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë.

Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje bore në majën e Marmolada, teksa mëngjesin e sotëm, streha e Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht, sipas disa videove të postuara në rrjetet sociale.

Maja e Civetta-s, në zonën e Zoldo-s, gjithashtu është zbardhur, ndërkaq minimumi i regjistruar në Marmolada po mëngjesin e sotëm ishte 3 gradë nën zero.

“Pas ditëve të kaluara nën mjegull dhe re të ulëta, bora është rikthyer në Punta Penia”, tha Flavio Tolin, i marmoladameteo.it.

Në rrafshnalta, temperaturat u ulen me rreth 10 gradë. Mëngjesin e sotëm, në qytete termometrat janë luhatur nga 15 deri në 17 gradë.

I gjithë rajoni u përfshi nga reshjet e dendura të shiut, me akumulime deri në 50-60 milimetra në zonën e Rovigos dhe në pjesën më jugore.

NGJARJE TË TJERA

spot_img