Mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli, Bashkia Konispol, një 22-vjeçar u rrëzua nga lartësia e stivës së barit teksa ndihmonte të atin për të ngarkuar mjetin.
Si pasojë e ngjarjes i riu mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, por për fat të keq nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën pak minuta më parë.
I riu është identifikuar si Kristi Doda ishte njëri prej katër fëmijëve të Gjon Dodës, krahu i djathtë i tij që e ndihmonte në punë.