Kladja Shuli, është infermierja 28-vjeçare që ditën e sotme i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në Elbasan.
E reja, rreth orës 11:30, ka hipur në tarracën e pallatit 5 katësh dhe pasi ka lënë xhupin e celularin është hedhur.
28-vjeçarja ishte e martuar dhe nënë e një vajze 2-vjeçare. Ajo banonte me qira ne kat të dytë në lagjen “Visarion Xhuvani” dhe ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.
JOQ ALBANIA ka mësuar 28-vjeçarja, ditën e sotme është kthyer nga puna, ka takuar vetëm vajzën 2-vjeçare, pasi bashkëshorti nuk ishte aty, dhe më pas është ngjitur në tarracë ku i ka dhënë fund jetës. Ajo kishte marrëdhënia të mira me banorët e lagjes dhe para tyre nuk kishte shfaqur kurrë shenja depresioni.
Banorët janë të shqetësuar nga kjo ngjarje, dhe të tilla të ngjashme, pasi ato po shtohen çdo ditë e më shumë dhe sensibilizimi e masat e marra për parandalimin e tyre janë inekzistente.