Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë Dafina Kamberi. Dafina ka qenë shtatzënë dhe pas lindjes së djalit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore ku më pas edhe ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e Dafinës e ka dhënë burri i saj, Kenan Kamberi. Dafina ishte nga Presheva dhe u martua në Kosovë.
Ky është njoftimi i plotë që e bëri Kenani, bashkëshorti i Dafinës:
Familjarë, miq dhe dashamirë, ju njoftoj se dje më datë 28.06.2020 pas një komplikimi shëndetësor pasi lindi djalin , bashkëshortja ime Dafina ndrroi jetë 🙁!
Zoti e shpërbleft me xhennet inshallah!