spot_img

E dhimbshme/ Labi zbulon mesazhin e fundit me vëllain e Gretës

spot_img

Vetëm një ditë pasi u bë apel për ndihmë, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Greta Kryeziu. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë urgjente për transplant të mëlçisë.

Kostoja e trajtimit jashtë vendit arrinte rreth 100 mijë euro dhe shumë qytetarë, përfshirë edhe këngëtarin Labinot Tahiri, u mobilizuan për të mbledhur ndihma.

Labi, i cili prej vitesh angazhohet në aksione humanitare, ka publikuar mesazhin e fundit që mori sot herët nga vëllai i Gretës, ku ky i fundit e ka njoftuar për lajmin e hidhur:

“Labi faleminderit për çdo mund që e bone, me keqardhje motra na ndërroj jetë”, – shkruan vëllai i saj në një mesazh dërguar këngëtarit.

Në një reagim publik, Tahiri tha: “Sapo hapa sytë dhe doja të përgatitesha për të mbuluar krejt atë pjesë të parave, mora lajmin e trishtë se ajo engjëllushe ndërroi jetë. Më vjen shumë, shumë keq! Faleminderit të gjithëve që treguat gadishmërinë për ta ndihmuar, por ky rast tashmë ka përfunduar.”

Greta Kryeziu do të mbahet mend për përkushtimin dhe punën e saj në shërbim të qytetarëve të Kamenicës.

Ngushëllime të thella familjes, kolegëve dhe gjithë miqve të saj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img