spot_img

E dhimbshme: Trupat ruse i vranë motrën dhe prindërit, humb jetën edhe 5-vjeçari në spital

spot_img

Pas vdekjes së të motrës dhe dy prindërve nga sulmet ruse, ka humbur jetën dhe djali 5-vjeçar ukrainas për shkak të plagëve të marra.

Të dielën Semyon po udhëtonte me makinë së bashku me familjen e tij në përpjekje për t’u arratisur nga Kievi, por ata u sulmuan nga trupat ruse.

Një trup sabotuesish rusë hapi zjarr në drejtim të makinës, duke vrarë motrën 10-vjeçare të Semyon, Polina dhe prindërit Anton Kudrin dhe Svetlana Zapadynskaya.

5-vjeçari u dërgua në spitalin e fëmijëve Okhmatdyt, ku dhe ndërroi jetë të mërkurën për shkak të plagëve të marra. Lajmi u bë i ditur nga një mik i familjes për The Daily Telegraph.

E vetmja e mbijetuar nga kjo tragjedi është motra 13-vjeçare, e cila mbetet në gjendje kritike për jetën dhe nuk e di që e gjithë familja e saj është shuar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img