Polici i Kosovës, Ali Çelaj, ka humbur betejën me COVID-19, shkruan Gazeta Blic.
Çelaj ka ndërruar jetë gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes, teksa lajmi për vdekjen e tij, është konfirmuar nga familjarët e të ndjerit.
Ali Çelaj, ishte i infektuar me COVID-19.
Ai ka punuar në Policinë e Kosovës, saktësisht në rajonin e Pejës.
Ndërsa, numri total i viktimave nga COVID-19, në Kosovë, tashmë ka shkuar afër 500.