Kombëtaren e Kosovës në futboll në qershor e presin dy ndeshje vendimtare sa i përket kualifikimit në Kampionatin Evropian 2024, shkruan Demokracia.com.
Fillimisht Kosova në “Fadil Vokrri” luan me Rumaninë me 16 qershor, ndërsa me 19 qershor është mysafir i Bjellorusisē.
Pasi Bjellorusia është e dënuar nga FIFA që ndeshjet si vendas t’i luajë jashtë vendit, Demokracia.com mëson se kjo ndeshje do të luhet në Greqi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Kombetares, Muharrem Sahiti.
“Ndeshja është e sigurt që do të luhet në Greqi, derisa kanë mbetur edhe detajet tjera për t’na i konfirmuar lidhur me vendin dhe stadiumin. Presim qē brenda pak ditëve të sqarohet gjithçka”, ka thēnē Sahiti.