Themeluesi dhe producenti i agjensionit të modës Gecjan Fashion Group (GfG Models), Ilir Geci është zgjedhur producenti me i mirë në nivel ndërkombëtar, në mbrëmjen Gala me qindra të ftuar special nga shumë vende të Botës “THE BEST OF EUROPE AWARDS”, e cila është mbajtur në Stamboll.
Geci u përzgjodh si fitues, pas nominimit si një ndër pesë producentët më të mirë ndërkombëtar, në garë me profesionist të tjerë tejet të suksesshëm të kësaj fushe.
Pas fitoi çmimin, përmes një postimi në rrjetin e tij Facebook, ai u shpreh tejet i lumtur që ky trofe vjen në Kosovë, duke dëshmuar që një agjension kosovar si Gecjan Fashion Group, i cili ndër vite ka sjellë për publikun evente madhështore të modës, ka arritur te njihet dhe të vlerësohet ndërkombëtarisht”.
Kujtojmë që ky vlerësim është një sukses dhe promovim i jashtëzakonshëm për potencialin artistik dhe kulturor të vendit tonë.