Nagelsmann kërkon Rashicën te Bayern.
Bayern është duke e kërkuar një zëvendësues për brazilianin Douglas Costa, dhe ylli i Kosovës, Milot Rashica po shihet si kandidat, raporton “TZ.de”.
Trajneri i ri i Bayernit, Julian Nagelsmann e kishte kërkuar Rashicën sa ishte trajner te RB Leipzigu, por nuk ia doli ta transferonte. Mirëpo, tash transferimi i Rashicës do të jetë më i lehtë, për faktin se klubi i Rashicës, Werder Bremen ka rënë në Kategorinë e Dytë të futbollit gjerman.
Siç raporton “Kicker”, Rashica ka një klauzolë për lirim në vlerë 15 milionë euro.