Super talenti kosovar, Blendi Baftiu pritet që karrierën e tij ta vazhdoj në Turqi.
Gazetari kosovar, Arlind Sadiku përmes burimeve të tij ka arritur të kuptoj se Baftiu ka arritur marrëveshje me ekipin e madh, Fenerbahce.
Klubi turk është në negociatat finale me Ballkanin për ta mbyllur transferimin e Baftiut.
Futbollisti i Ballkanit sezonin e fundit ishte golashënuesi më i mirë në Superligë.
Tek ekipi i Fenerbahces luan edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.