spot_img

E ka nusen shqiptare, futbollisti i Wolfsburg: Do doja t’u bëja 30 dhurata kuksianëve

spot_img

Të enjten, VfL Wolfsburg do të duhet të luajë kundër FK Kukësi në raundin e dytë kualifikues të “Europa League”, në Shqipëri. Për Renato Steffen, pjesë e klubit të Bundesliga, do të jetë një lojë shumë e veçantë. Duke folur për mediat gjermane, ai ka treguar emocionet.

“Gruaja ime vjen nga një vend, që është një orë larg nga Kukësi”, – shpjegon numri 8 i Wolfsburgut, i cili është martuar prej 15 muajsh. Në qershor të vitit të kaluar, Steffen dhe Qendresa e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë, pas pothuajse katër viteve marrëdhënieje. “Buzëqeshja e saj, sensi i humorit. Unë e dua Qendresën aq shumë, sepse në një farë mënyre ajo funksionon ashtu si unë”, – tha Steffen për “Schweizer Illustrierte” në atë kohë. Dhe dashuria e tij e madhe u përgjigj: “Renato është bujar, gjithmonë sheh të mirat te njerëzit. Sytë e tij më lejojnë të shikoj drejtpërdrejt në shpirtin e tij të ndershëm”.

Shumë nga rreth 70 të ftuarit në dasmë kishin ardhur nga vendlindja e nuses. Dhe, gjithashtu, të enjten kundër Kukësit, Steffen në të vërtetë do të kishte marrë mbështetje. Por, koronavirusi i ndërlikon kushtet. “Gruaja ime mendon se është mëkat që ndeshja do të luhet pa spektatorë. Përndryshe, disa të afërm të saj do të kishin ardhur dhe unë do të kisha dhuruar nja 30 fanella, – thotë Steffen me buzëqeshje. – Sepse kushërinjtë dhe hallat e saj jetojnë atje, por na mbështesin edhe ne”. Gjithsesi, shëndeti është i pari, Steffen nuk dëshiron të rrezikojë. Sepse ai e di: “Kosova dhe Shqipëria janë ende të prekur keq nga Covid-19”.

Steffen do të kishte dashur të shihte përsëri të afërmit e gruas së tij, por pandemia po e bën të vështirë. “Na vjen keq edhe për këtë, por le të shohim me çfarë mund të më surprizojë gruaja ime, – shton futbollisti i VfL, i cili tashmë ka qenë në Shqipëri dy herë. – Më pëlqen mentaliteti i njerëzve atje. Nuk jam i shqetësuar për shëndetin para udhëtimit në zonën e rrezikut. Nuk është aq dramatike për mua. Do të jemi shumë mirë të organizuar atje, siç bëmë të njëjtën gjë edhe në Ukrainë. Si lojtar, duhet të marrësh përgjegjësi për veten tënde”.

Pavarësisht nga kushtet e vështira, Steffen, i cili sapo ka zgjatur kontratën me VfL deri në 2023, është duke pritur me padurim udhëtimin për në Shqipëri. Ekipi i Wolfsburgut do të fluturojë nga Aeroporti i Braunschweig të mërkurën pasdite, me trajnimin përfundimtar të programuar mbrëmjen e hershme të kësaj dite. Pas ndeshjes, të enjten, drejt e në shtëpi. “Do të jetë një udhëtim i bukur, është diçka ndryshe, – shton Steffen. – Gjëja më e rëndësishme është që të kthehemi me fitore dhe të kalojmë në raundin tjetër”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img