Vesel Limaj mund të quhet futbollisti më i ri i Ballkanit. Kampionët e Kosovës siguruan marrëveshjen me rumunët e Hermannstadt në lidhje me mesfushorin e avancuar.
Kampionët e Kosovës do të paguajnë 30 mijë euro për kartonin e 26-vjeçarit. Me këtë të fundit që do t’i “falë” Hermannstad edhe rreth 20 mijë euro paga për mbylljen e parakohshme të kontratës.
Pasi 26-vjeçari kishte edhe një vit të mbetur në kontratë. Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi rumun, që shkruan në faqen zyrtare: “Faleminderit Vesel Limaj.
Mesfushori është shitur te Ballkani, kampionët e Kosovës. Suksese në karrierë, Vesel”.
Një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Ilir Dajës, që vazhdon përgatitjet për dy duelet e raundit të parë në Champions League.
Ballkani sfidon Ludugorets (Bullgari). Takimi i parë, të martën e 11 korrikut në shtëpi (20:45).