spot_img

E konfirmon policia, sot u arrestuan persona me dyshimin për kurdisje të ndeshjeve, reagon edhe FBK

spot_img

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e personave për kurdisje të ndeshjeve.

Në një njoftim të saj, Policia e Kosovës zbuloi se sot janë arrestuar tre persona që dyshohen se janë të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve, shkruan “Gazeta Express”.

Arrestimet janë realizuar në lokacione të ndryshme, ndërsa dy prej të arrestuarve thuhet se janë, referi i basketbollit, Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati.

“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka realizuar dy operacione të ndara, në tri rajone si në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Operacionet policore deri më tani kanë rezultuar me shoqërimin e tre personave të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura informacionet shtesë”, thuhet në njoftimin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka reaguar pas arrestimeve të sotme.

Referi Daut Mehmeti dhe trajneri Arbnor Rifati u arrestuan sot në Prizren me dyshimin e përfshirjes në kurdisje të ndeshjeve të basketbollit.

Shtëpia e basketbollit kosovar thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me organet përgjegjëse dhe se e mirëpret vendimin e organeve të rendit, duke shpresuar që ata që u përfshinë në kurdisje të ndeshjeve të dalin para drejtësisë.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e lësuar nga FBK-ja:

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjithë opinionin sportdashës se, është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet dhe organet e rendit lidhur me arrestimet e fundit, të raportuara në media.

Ne e kemi raportuar menjëherë pranë Këshillit për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive të themeluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Shtetit rastin sapo na është bërë i ditur, kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të bashkëpunuar me organet e rendit që nga viti i kaluar si dhe i kemi marrë masat e duhura për të iniciuar dhe zhvilluar procedurat e brendshme disiplinore ndaj personave të apostrofuar, gjithë kohën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me FIBA.

FBK mirëpret vendimet e organeve të rendit dhe shpresojmë në zgjidhje të shpejtë të rastit dhe sjelljen para drejtësisë së të gjithë personave të përfshirë në fenomene negative në sportin tonë.

Siç e ka dëshmuar në çdo instancë, Federata e Basketbollit e Kosovës do të luftojë me ngulm dhe vendosmëri çdo dukuri negative në sportin tonë, duke u angazhuar si përherë në garantimin e integritetit të garave tona.

Në frymë të kësaj, FBK është institucioni i parë sportiv në vend që ka të angazhuar edhe Personin për Integritet, me mandat për të luftuar këto dukuri dhe të gjitha aspektet negative në basketbollin tonë, si dhe ka zhvilluar disa kampanja kundër dukurive negative në basketboll.

Ne zotohemi për lojë të ndershme dhe do të luftojmë këto dukuri deri në fund!”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img