spot_img

E mbani mend Nora Istrefin, ka vendosur të rikthehet, ja ku do ta shihni

spot_img

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e sezonit të dytë të “Dancing with the stars”. Kanë nisur tashmë të përfliten edhe emrat e parë të konkurrentëve të sfidës së kërcimit. Një prej tyre është edhe Nora Istrefi.

Këngëtarja kosovare pritet t’i bashkohet kastit të artistëve, që për disa javë do të sfidohen në kërcim. Kujtojmë se vite më parë, Nora Istrefi ka qenë pjesë e “Dance with me”, sfidë të cilën iu desh ta linte në gjysmë, pasi mori vesh lajmin se do të bëhej nënë për herë të parë.

Të gjithë e njohim talentin e Norës për të kërcyer, duke shtuar këtu edhe format e saj bombastike, jemi të sigurt që këngëtarja do të jetë një ndër konkurrentet më të forta që do të ketë ky sezon. Sa i përket karrierës, Nora ka vendosur të distancohet disi nga skena muzikore.

Disa vite më parë, ajo ishte ndër artistet më të kërkuara dhe më të paguara. Por me evoluimin e tregut dhe prurjet e reja, edhe Nora duket se është lënë disi mënjanë. Koncertet e saj këtë verë kanë qenë disi më të rralla, ashtu sikurse edhe këngët e reja. Kjo ftesë për të zbritur në pistën e kërcimit, është një mundësi e mirë për ta rifutur edhe njëherë fuqishëm në treg Norën.

Por duket se ndryshime do të ketë edhe në jurinë e këtij formati. Valbona Selimllari ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e jurisë, ku këtë herë do të ketë përkrah Lori Ballën. Balerina, në netët finale të DWTS 1 u konfirmua se do të ishte anëtare jurie. Por duket se prania e saj, do të sjellë ndryshime të mëdha.

Deri më tani nuk ka zëra për praninë e Dalina Buzit sërish në jurinë e këtij formati. Vetë Buzi ka zgjedhur të mos flasë rreth pranisë së saj në këtë format. Nga ana tjetër, ndryshime priten edhe në vendin e Mand Pezës.

Ka nisur tashmë të përflitet se Peza nuk do të jetë në sezonin e ardhshëm në ulëset e jurisë duke u zëvendësuar nga një tjetër personazh i njohur. Në pikëpyetje është edhe prania e Kledi Kadiut.

Balerini me famë ndërkombëtare ishte kryetari i jurisë në formatin e shkuar, por prania e Lorit, pritet të sjellë ndryshime edhe në postin e Kadiut.

Megjithatë, pritet që në ditët në vijim të konfirmohen edhe emrat që do të ulen për më shumë se 12 javë në vendin e jurisë.

Ndërkaq personazhet e parë janë zbuluar tanimë, duke hedhur dritë rreth detajeve të para të këtij spektakli.

Kështu, disa prej personazheve të famshëm që do të marrin pjesë janë pikërisht, Eni Shehu, Lei Kraja, Fjodora Fjora, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img