Pas këngës ‘Shote Galica’ e cilësuar si diss për Taynën, Arta Memedi ka shpërthyer sërish kundër këngëtares.E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Arta ka vijuar më tej me sulmet, duke e quajtur këngëtaren “thjeshtë një kukull”.
“Thonë që kur Titaniku është fundosur është harruar. Ndodhin këto gjëra në karrierë . Nuk ka qenë një përleshje me të, por më shumë një problem ndërjmet që ka ndodhur me menaxherin e saj. Ajo më është dukur si një kukull që e kanë nxjerrë në teatër dhe e kanë bërë cfarë e kanë urdhëruar, ata nuk e marr shumë personalisht. Kënga “Shote Galica”, është një këngë si kundërpërgjigje për shkak se kam qenë shumë e bllokume me koncerte, për shkak që kemi patur edhe probleme personale dhe është përfshir me punën e biznesit. Nëse dikush ta merr bukën normale që ti reagon dhe reagimi im ka qenë për atë aspekt”, u shpreh Arta Memedi.
Përsa i përket marrëdhënieve me ish të dashurin Rinorin tashmë menaxherii i këngëtares të Tayna, Arta Memedi u përgjigj:“Mirë jemi,ashtu”, u shpreh Arta duke qeshur.
Këngëtarja njoftoi gjithashtu për fansat e saj se së shpejti do të vijë më një këngë të re me titullin “Problem”.