Një nxënëse ruse 13-vjeçare që pretendoi se mbeti shtatzënë me një djalë 10-vjeçar, tashmë ka sjellë në jetë një vajzë.
Darya Sudniynikova u bë e famshme pasi tha se priste një fëmijë nga i dashuri preubescent (në periudhë para pubertetit). Por më vonë ajo zbuloi se ishte përdhunuar në mënyrë të tmerrshme në qytetin e lindjes, Zheleznogorsk nga një djalë i moshës 16-vjeçare.
Tani, Darya u ka thënë mbi 350,000 ndjekësve të saj se kaloi një lindje të ashpër, ndërsa vajzën e solli në jetë në një klinikë në Krasnoyarsk, Siberi. Pavarësisht moshës së nënës, vajza lindi e shëndetshme, peshon 3.6 kg dhe është 53 centimetra.