Atletja holandeze Sifan Hasan ka bërë një garë të mrekullueshme ditën e sotme duke rikuperuar pozicione nga vendi i fundit në të parin.
Në start të garës 1500m vrap, Hasan u rrëzua në tokë teksa konkurrentet e tjera u shkëputën ndjeshëm.
Por, holandezja rimori fuqi dhe nisi një vrapim të fuqishëm ku pak para finishit e pa veten mes 5 më të mirave, por sforcoja e fundit e renditi të parën në baterinë A duke u kualifikuar për në finalen e madhe të garës së 5000 metrave. 28-vjeçareja është kampione bote në vrapim në garën e 10 000 metrave si dhe në atë të 1500 metrave. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit duke treguar shpirtin e garës së atletes.