Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dalur kundër deklaratës së Emisarit Special i ShBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se ish-kryeministri Albin Kurti vazhdimisht del kundër qëndrimeve të Amerikës, shkruan GazetaBlic.
Në “Debat Plus”, Ymeri tha se Grenell e ka gabim dhe se Albin Kurti nuk është anti-amerikan. “Grenell e ka gabim në dhënien e këtij vlerësimi. Albin Kurti nuk është anti amerikan”, ka thënë Ymeri. Ymeri dhe Kurti për shumë vite me radhë kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë.
Ata ishin dyshja më e fuqishme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, duke mbajtur pozitat e kryetarit të partisë. Por, ky bashkëpunim mes tyre u prish në vitin 2017, kur Visar Ymeri, së bashku me disa nga figurat kryesore të partisë, u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo ka bërë që në mes tyre jorrallë herë të ketë akuza të rënda.