spot_img

E premtja nis ethet e fundjavës për volejbolliste

spot_img

Fundjava markon ndeshjet interesante të xhiros së 16 në Superligën A, meshkuj dhe femra.

Padyshim, vëmendja kryesore në konkurrencën e meshkujve do të jetë te përballja mes Ferizajt dhe Skenderbeut, e cila zhvillohet të shtunën.

Ferizajasit kanë mundësinë që të zvogëlojnë edhe më shumë diferencën në pikë me ekipin nga Kraishta, me këtë të fundit që aktualisht zë pozitën e dytë me 30 pikë, ndërsa Ferizaj ka pesë më pak në pozitën e tretë, të cilën e ndan me Pejën.

Ndërkohë, Skenderbeu po ashtu ka shumë për të luftuar në këtë përballje, kur marrim parasysh se është vetëm një pikë larg vendit të parë, Dritës, dhe secila pikë e lëshuar në këtë fazë të kampionatit do të ishte hap prapa, sidomos për ekipet që luftojnë për titullin kampion.

Përballja interesante do të ketë edhe në Superligën A, femrat. Liderja dhe kampionia në fuqi, Drita ndeshet me M-Technologien, po ashtu të shtunën, derisa takim mjaft interesant pritet të jetë edhe ai mes Fer Volley dhe Fushë Kosovës.

Gjeni të paraqitura grafikisht oraret dhe ndeshjet e xhiros së 16, në të dy konkurrencant.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img