Kampioni i Kosovës FC Ballkani është në Play-Offin e Conference League atje ku deri tash nuk ka arritur asnjë skuadër “dardane”.
Pas ndeshjes i lumtur është dukur presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi që ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se “Ne jemi kampion”. Kabashi është më i merituari për ngritjen e shpejt të portokallë e zinjëve.
Cima e mori klubin në kategorinë e dytë, në vitin 2017. Menjëherë përvjeli mëngët duke e shndërruar atë në klub profesional. Derisa në vitin 2022 korri suksesin e plotë, titullin e kampionit të Kosovës dhe me fitoren e fundit, skuadra e parë kosovare që arrin t’i afrohet grupeve vetëm një hap pranë, shkruan AlbanianNews.
Ballkani e ka eliminuar skuadrën nga Ishujt Faroe, Klaksvik pas një trilleri të vërtet, kur penalltitë e përcaktuan fituesin.
90 minutëshi i rregullt u mbyll me fitoren e vendasve 2:1 duke e dërguar përballjen në vazhdime. Pasi takimin e parë e kishte fituar Ballkani, po me një gol dallim (3:2).
Pas vazhdimeve dy herë nga 15 minutave nuk kishte fitues, për çka penalltitë përcaktuan fituesin, aty ku Ballkani festoi.
Në Play – Off, Ballkani do të ndeshet me Shkupin.