Një djalë ka rruar kokën e tij për t’i treguar mbështetje të dashurës e cila vuan nga alopecia areata, gjendje e cila shkakton rënien e flokëve pjesë pjesë. Eva Barilaro kishte një dekadë që përpiqej të rriste flokët kur i kërkoi të dashurit të saj Damianit që ta ndihmonte t’i rruante ato për herë të parë që nga koha kur ia kishte rruajtur gjyshi i saj 10 vjet më përpara. I dashuri i saj Damiani provoi me këtë veprim që jo vetëm do të ishte gjithmonë aty për Evën kur ajo të kishte nevojë por të bënte gjithçka që sprovat t’i kalonin gjithmonë së bashku.
Pamjet tregojnë Evën e ulur në tualet ndërkohë që Damiani i rruante kokën asaj duke treguar gjithë kujdesin e mundshëm në mënyrë që mos të gabonte askund. Pastaj, pa hezituar, Damiani filloi të rruante kokën e tij menjëherë pasi mbaroi me flokët e Evës. Kur kjo e fundit kuptoi atë që Damiani po bënte për të, shpërtheu në lot. Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale ku ka marrë shumë komente me njerëz që thonin se Damiani është djalë përsëmbari dhe një partner që çdo vajzë do të donte ta kishte.