Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Prishtinë.
Një grua është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese në rrugën “B”. Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Në vendngjarje ka shkuar edhe policia. Mësohet, se ajo ka ndërruar jetë në vend. Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti të rëndë.