spot_img

E rëndë në Stamford Bridge, një tifoz bie nga lartësia gjatë festës së golit

spot_img

Një incident i rëndë u regjistrua në Stamford Bridge gjatë ndeshjes së 1/8-tave të FA Cup mes Chelseat dhe Leeds United, të fituar nga “Blutë e Londrës” me rezultatin 3-2. Një prej tifozëve miq ra nga tribuna e katit të dytë pasi skuadra e Leeds shënoi golin e parë të ndeshjes.

Festa e tifozëve për golin e skuadrës së zemrës ishte shumë entuziaste, mirëpo ai moment mund të shndërrohej në një tragjedi të vërtetë kur tifozi u përplas në shkallët e boshatisura të tribunës në katin e parë.

Menjëherë ndërhyri ambulanca duke e dërguar tifozin me urgjencë në spital teksa pritet të ketë më shumë të reja në orët në vijim për gjendjen shëndetësore të tifozit pasi deri më tani nuk ka informacion.

Rreth kësaj ngjarje reaguan të dyja klubet me Chelsean që shprehu të gjithë gatishmërinë për bashkëpunimin me autoritetet për të zbuluar më shumë rreth incidentit dhe rrethanava që ndikuan në rrëzimin nga lartësia të tifozit të Leeds United.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img