Ka vdekur Jetart Berisha, i plagosur bashkë me babanë e tij Jetonin dhe vëllain Jetnisin, në fund të muajit maj të këtij viti në Pejë.
Jetart Berisha, 20-vjeçar, ka vdekur në spital duke mos arritur t’u mbijetojë plagëve nga plagosja me armë zjarri.
Lajmin e ka bërë të ditur Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduksionin e viktimës”, tha Nikqi.
Në fillim të muajit qershor, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit vdiq babai i dy djemve, Jetoni.
Për motive akoma të panjohura, babai me dy djemtë e tij ishin qëlluar me armë zjarri natën e 22 majit, në qendër të Pejës.
I dyshuar për këtë rast është Agron Gashi, të cilit Gjykata Themelore e Pejës, më 24 maj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.