Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Siman të Gramshit. Një fëmijë 6-vjeçar me iniciale A.L ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital. Mësohet se fëmijët po luanin me një granatë në oborrin e shtëpisë. Ndërsa fëmija tjetër 5-vjeçar ka mbeturr i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet se ku e kanë marrë fëmijët granatën e vjetër.
Njotimi i policisë:
Në fshatin Siman, Gramsh, dy fëmijë, A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.