Një lajm i keq na vjen nga Greqia.
Raportohet se një shtetas shqiptar, 58 vjeç, është gjetur i vrarë në një ullishtë, në Kariani, në afërsi të Kavallës. Sipas të dhënave paraprake, 58-vjeçari kishte disa vjet që punonte në atë zonë dhe nuk kishte pasur probleme me njeri. Policia ka ldeklaruar se atij i janë gjetur dy shenja plumbash në kokë dhe gjoks.
Megjithatë ende nuk dihet shkaku i vrasjes së tij.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun Kavallës për t’i bërë autopsinë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.