Një vajzë e lindur pa të katër gjymtyrët për shkak të një çrregullimi të rrallë gjenetik, ka lënë mjekët dhe anëtarët e familjes të tronditur në Indi.
Një grua 28-vjeçare lindi fëmijën ditën e djeshme në fshatin Sakla të Sironj Tehsil në rrethin Vidisha, raportuan mediat lokale.
Sipas raportimeve, foshnja ka lindur me një çrregullim kongjenital autosomal recesive ( Sindroma Tetra Amelia), e cila karakterizohet nga mungesa e të katër gjymtyrëve.
Pamjet tregojnë një grua që mban fëmijën, së cilës i mungojnë të dy krahët dhe këmbët dhe është mbështjellë në një batanije.
Mjekët sugjerojnë që foshnja të merret për vlerësime të mëtejshme për të kontrolluar nëse organet e saj të brendshme janë zhvilluar siç duhet.
Sindroma Tetra-Amelia është një çrregullim gjenetik i shkaktuar nga mutacionet në gjenin WNT3 dhe prek një në 100,000 foshnje.