Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Xhiro e tretë e sezonit 2024/25 fillon sot, me dy ndeshje që janë në orar dhe fillojnë nga ora 16:00.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Ferizaj, ku ekipi me emrin e qytetit pret Prishtinën.
Në takimin tjetër, Llapi është nikoqir i Malishevës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti.
Gjatë ditës së nesërme janë edhe dy lojë: Dukagjini-Gjilani dhe Ballkani-Feronikeli, teksa ndeshja Drita-Suhareka është shtyrë.