Sot janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Superliga e Kosovës nis sot javën e 31-të, me dy takime interesante ku luhet për titull dhe mbijetesë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Ferizajt në ndeshjen ku tri pikët janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat.
Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në “Stadiumin me bari artificial”, me fillim nga ora 15:00.
Në takimin tjetër, Drenica e pret Malishevën në një ndeshje ku vendasit e kanë të doemosdoshme fitoren nëse duan të shpresojnë për mbijetesë.
Kjo ndeshja do të zhvillohet gjithashtu nga ora 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.