Konflikti mes izraelitëve dhe palestinezëve ka arritur kulmin gjatë ditëve të fundit, ku ka patur edhe shkëmbime zjarri mes tyre. Së fundmi në rrjetet sociale është publikuar një video mjaft prekëse, ku një djalë i vogël shihet duke qarë dhe vrapon pas të atit që ka ndërruar jetë si pasojë e sulmeve.
Njerëzit që mbajnë trupin pajetë të të atit mundohen ta ndalin dhe ta qetësojnë . Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit e grupeve tjera islamike vazhduan edhe ditën e sotme dhe përplasjet po zhvillohen kryesisht përmes sulmeve ajrore dhe raketave tokë-ajër.
Poor little Palestinian boy beside himself with grief runs after the body of his beloved 'papa' murdered by the israeli strikes on #Gaza today pic.twitter.com/ZGqkdgQtkW
— Sarah Wilkinson (@swilkinsonbc) May 12, 2021